Pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për 3 muajt e ardhshëm. Deri më sot janë arrestuar mbi 50 mijë persona që dyshohet se kanë lidhje me pucin e 15 korrikut.
Erdogan i ka bërë kërkesë zyrtare edhe SHBA-së për ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen, të cilin e akuzon si orkestrues të grushtit të shtetit.











