Pas ngecjes së negociatave për reformën e drejtësisë ka reaguar edhe ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ajo shprehet se supozohet që angazhimi i kreut demokrat Basha të mbahej.
“Ne supozojmë se angazhimi i shkruar i kryetarit Basha dhe PD-së bërë Komisionerit qëndron në tërësinë e tij. Kjo është çështje e besueshmërisë personale dhe politike”, thuhet në reagim.
Më herët edhe ambasada e SHBA bëri përgjegjëse PD-në për bllokimin e reformës, duke nxjerrë një pretendim të ri.











