Luani i kopshtit zoologjik në Tiranë, postuar sot nga Veliaj
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në mënyrë alegorike pas kontrollit të SPAK në shtëpinë e tij.
Veliaj ka ndarë në Facebook, një video të një tigri të Kopshti Zoologjik i Tiranës me mbishkrimin: “Mirëmëngjes nga Kopshti Zoologjik i Tiranës.”
Mëngjesin e sotëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt si dhe familjarëve të tjerë.
Veliaj ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dyditore. a.b












