5 persona u përfshinë në një sherr dramatik në një rrugë në Tiranë këtë pasdite. 3 prej tyre kanë përfunduar në spital.
“Rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. a.b











