Një person i moshës 45 vjeç u gjet pa jetë në makinën e tij sot në Korçë.
Personi nuk ka pasur shenja dhune.
“Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale”, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. r.k












