• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet plani i Trump për mbylljen e luftës në Ukrainë

droni by droni
4 December, 2024
in Kryesore, Rajoni
0
Vendimi i papritur i Putinit, Rusia tërheq një pjesë të ushtrisë nga kufiri me Ukrainën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltarë të Donald Trump po i paraqesin privatisht propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që do të përfshinin lëshimin e pjesëve të mëdha të territorit për Rusinë në të ardhmen e afërt. Kështu pretendon agjencia e lajmeve Reuters, që analizon deklarata dhe intervista të personave të afërt me presidentin e zgjedhur, raporton A2.

Propozimet nga 3 këshilltarë kyçë, përfshirë të dërguarin e posaçëm për Rusinë dhe Ukrainën, gjeneralin e dalë në pension Keith Kellog, kanë disa elemente të përbashkëta, përfshirë heqjen nga tryeza të anëtarësimit të Kievit në NATO. Këshilltarët do të përpiqeshin të detyronin Moskën dhe Kievin të zhvillonin negociata përmes strategjisë së karrotave dhe shkopinjve, përfshirë ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Kievin nëse nuk pranon të bisedojë, apo duke ia shtuar mbështetjen nëse presidenti rus Putin refuzon.

Plani i Kellog, i hartuar në bashkëpunim me ish-zyrtarin e këshillit të sigurisë kombëtare Fred Fleitz dhe që i është prezantuar Trump-it më herët gjatë vitit, kërkon ngrirje të kufijve aktualë në fushëbetejë dhe parashikon garanci sigurie për Kievin, përfshirë furnizime me armë, nëse pranon marrëveshjen. Trump ka premtuar t’i japë fund luftës brenda 24 orëve, por duke konsideruar natyrën komplekse të konfliktit mund ta ketë të vështirë të përmbushë një zotim të tillë.

Presidenti ukrainas Zelensky, i gjendur përballë mungesës së personelit dhe humbjeve të vazhdueshme në terren, ka sugjeruar se mund të jetë i hapur ndaj negociatave, edhe pse me gjasë do të kontestojë një sërë elementësh të planit Trump. Por presidenti i zgjedhur mund ta ketë të vështirë të angazhojë Putinin drejt një zgjidhjeje, teksa avantazhi në fushëbetejë mund të rrisë pretendimet e tij në tryezë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk do të komentonin mbi deklarata individuale pa pasur një ide të planit si i tërë. Reuters&A2

Previous Post

Kapen 140 kg kanabis në banesë, 4 në pranga në Shkodër

Next Post

Sekuestrohen pasuri në Elbasan, i zoti bëri para në Itali me trafik

droni

droni

Next Post
Tentoi të vrasë, kapet në Gramsh, Taragjini

Sekuestrohen pasuri në Elbasan, i zoti bëri para në Itali me trafik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.