Zyra e BE në Tiranë ka nxjerrë një deklaratë të re të përgjithshme përmes së cilës shton presionin për votimin e reformës në drejtësi pa shpjeguar se për cilin draft të refromës e ka fjalën atë të miratuar nga Hahn apo atë nga Xhafaj.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendit të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakordësi të plotë për të gjitha çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”- thuhet ne deklaraten e zyrës së BE në Tiranë.
Deputeti demokrat Eduard Selami deklaroi se reforma do të bëhet me konsensus pasi Zonja Nuland është marrë vesh me zotin Hahn. Askush nuk mund ta mbajë peng reformën dhe se grupi parlamentar i PD ka një vendim për miratimin reformës, tha ai.












