• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ A ishte Mbreti Zog antifashist dhe a frymëzoi luftën antifashiste në 1939 e më pas. Çfarë bënë mbretërit e tjerë në Evropë

droni by droni
22 November, 2024
in Kryesore, Opinion, speciale
0
Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ekrem Spahiu

Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste.  

Historiografia komuniste, përkundër dëshmive tëpatjetërsueshme dhe arsyetimeve të paanëshme, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë, sikur ai e priti krahëhapur pushtimin fashist dhe sikur ai e braktisi vendin.

Por e vërteta historike nuk përcaktohet ideologjikisht.

Është fakt që volumin më të madh të marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake, Zogu e adresoi me Italinë. Por pyesim: cila kohëdhe cili shtetar shqiptar nuk e ka konsideruar Italinë partnerin më të madh strategjik? Madje edhe shteti komunist shqiptar konsideronte se “Marrëdhëniet tona me Italinë janë normale, janë përmirësuar vazhdimisht dhe janë të gjitha mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre”.  

E rëndësishme është të vihet në dukje se në momentin që Mbreti Zog konstatoi se Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane për t’a lidhur përjetësisht Shqipërinëme të ashtuquajturat “traktate të përbshkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të parapushtimit ushtarak, një“përqafim mbytës i Italisë”, siç do ta cilësonte një studiues. Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog si një shtetar që mund të “lëshonte pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Traktatit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth. pezullimi i derdhjes së këstit të huasë…do të ishin leva e Arkimedit që do ta thyente mbretin”. Por këto presione, siç është vërtetuar në shumëdokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.

Është e dëshmuar tashmë me dokumente autentike se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj deri edhe “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.  

Nëse Mbreti Zog do ta kishte “shitur” Shqipërinë, sikurse i fryn këtij avazi historiografia komuniste, atëherë Italia  do të vinte nëShqipëri me jahte turistike. Përkundrazi, është tashmë e njohur botërisht se Italia e pushtoi Shqipërinë me një plan tëmirëstudiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltëushtarak, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative prej mbi 25,000 ushtarë, qindra avionë luftarakë, dhjetra luftanije, etj.

Ndërkohë është po ashtu e njohur zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.  

Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonëshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria sikur përbënte“braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë Haakon VII i Norvegjisë refuzoi për t’iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez. Afërsisht tënjëjtës peripeci iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina e Holandës. Përkundër, Mbreti Leopold III i Belgjikës qëndroi qëndroi në vend por, i detyruar nga supremacia ushtarake gjermane u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kostoi njëkalvar të gjatë politik e poshtërues deri në humbjen e fronit.

Mbreti George II i Greqisë, Dukesha e Madhe Charlotte e Luksemburgut, Mbreti Peter II i Jugosllavisë, Presidenti Edvard Beneš i Çekosllovakisë dhe Presidenti Vladysłav Raczkievicz i Polonisë, shkuan në mërgim gjatë pushtimit nazist të vendeve të tyre.  

Askush nuk i shpalli këta krerë shtetesh “tradhëtarë” të vendeve të tyre. Ata thjesht nuk pranuan pushtimin dhe, për rrjedhim, nuk do të pranonin as poshtërimin që do të pësonin nga një fuqi dhjetra herë më e madhe dhe e egër sikurse ishte Gjermania naziste.

Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptareduhet ta shkruajë me gërma të mëdha se largimi i Zogut nga Shqipëria ishte shprehje e mospranimit të pushtimit, duke i kursyer prestigjit të Shqipërisë dhe të vetes poshtërimin nga pushtuesit fashistë apo nazistë.

Sikur të pranonim tezën komuniste se Zogu e “shiti” Shqipërinë, atëherë do të duhet të pranonim edhe tezën se ai, fare natyrshëm,do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e njohur, Zogu nuk shkeli kurrë nëItali gjatë gjithë jetës së tij. Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojëdhe të punojë për luftën antifashiste pikërisht në Britani, nështetin që udhëhoqi luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive në Londër dhe aktivizimit të forcave zogiste brenda Shqipërisë në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.

Ndërkohë, forcat besnike të tij në këtë luftë të udhëhequra nga Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën kur asnjë forcë tjetër politike nuk e kishte filluar këtë luftë. Abaz Kupi ruajti pikërisht trashëgiminë dhe besnikërinë antifashiste tëMbretit, duke vijuar edhe më tej qëndresën antifashiste duke pranuar, njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, duke u pranuar për këtë qëndrim e kontribut si antar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist.

Kështu, historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste. Sepse historia nuk bëhet me arsyetime ideologjike. Prandaj, ashtu sikurseMbretëria u monumentalizua si shtet, ashtu duhet dhe do tëmoumentalizohet zyrtarisht edhe kontributi antifashist i saj, i Ahmet Zogut dhe i mbretërorëve shqiptarë.

Previous Post

EDMOND SPAHO/ Disa teori se perse u vra dhe kush mund ta kete vrare Presidentin John Kennedy?

Next Post

PAMJET/ Video e re e ekzekutimit të Klaudio Prendi

droni

droni

Next Post
PAMJET/ Video e re e ekzekutimit të Klaudio Prendi

PAMJET/ Video e re e ekzekutimit të Klaudio Prendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025

Recent News

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.