Një sasi eksplozivi shpërtheu gkatë natës në një ndërtesë në Kamzë.
”Rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit Astrit Allaraj, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat)”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.a.b












