Dy banesa janë sulmuar me eksploziv gjatë natës, njëra në Troppjë e tjetra në Orikum.
“Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, Tropojë, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese”, njoftoi policia e Tropojës.
Sulmi tjetër ndodhi pas mesit të natës në Orikum.
“Sot, rreth orës 02:00, në Orikum, në verandën e banesës së shtetases Elansi Bello, 68 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. r.k












