Laert Haxhiu
Mbetet ne fuqi denimi burg perjete per Laert Haxhiun.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët FlorjanKalaja (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj(anëtare), ka vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” për hakmarrje, mbetur në tentativë ndaj viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, ndaj viktimave Z.L., J.H., B.T. dhe M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 24.04.2024 tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Shpenzimet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Laert Haxhiu. r.k











