Foto ilustruese
Një bankomat u hodh në erë me eksploziv gjatë natës në Krujë. Ngjarja ndodhi në rrugën e Kalasë.
“Rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Krujës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b












