Ilir Beqaj duke hyrë në Kuvendç
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shkoi sot në Kuvend me pranga në duar shoqëruar nga policë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi. Një ditë më parë dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa më herët ka dëshmuar në komision edhe Klodian Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, që të dy në burg.
Në seancën e 17 shtatorit në Gjykatën e Posaçme, për shqyrtimin paraprak të kërkesës së SPAK për të kaluar në gjykim “Sterilizimi”, ish-ministri Beqaj i kujtoi gjykatës se do të pyetej si dëshmitar në Kuvend.
“Do të duhet të zbërthej të gjitha aktet dhe argumentet, një pjesë e të cilave në këtë fazë janë sekret hetimor dhe deklarimet e mia mund të përbëjnë shkak për shkelje të vendimit të gjykatës për mospublikim”, u shpreh Beqaj.
Për çështjen “Sterilizimi” akuzohen edhe 9 persona. a.b











