Një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e shtëpisë së një sipërmarrësi lokal në Shkodër.
”Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit Ardian Fierza, në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia e Shkodrës.
Fierza menaxhon një zyrë funeralesh në qytet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.a.b











