Një polic privat për sigurinë fizike humbi jetën sot ndërsa ra në kontakt me rrymën elektrike.
“Sot është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k












