Hiqej si prokuror i Prokurorisë së Posaçme për tëzhvatur para, Prokuroria e Beratit arreston shtetasin Alban Muço.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat nëbashkëpunim me specialistët për Hetimin e KrimeveEkonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin Alban Muço nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimii titullit apo detyrës shtetërore’.
Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte tëndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.
Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë,rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullitapo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi“, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. a.b
Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi nëflagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, përveprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrësshtetërore” dhe “Mashtrimi“.












