Alban Hoxha mbrëmjen e djeshme la në hije kualifikimin e Partizanit përballë hungarezëve të Ferencvaroshit, pasi të gjitha mediat botërore folën për të. Jo vetëm për tre pritjet, por edhe për golin e tij që i habiti të gjithë.
Padyshim Alban Hoxha ishte njeriu i ndeshjes dhe videoja që tregon realizimin e golit po bën xhiron e botës falë imazhe të shpërndara në “youtube” apo “dailymotion”.
Edhe faqja e njohur në Facebook Troll Football i kushtoi hapësirë duke treguar golin e realizuar dhe tre pritjet e Hoxhës.
Ndërkohë që Uefa në faqen e saj shkruante se portieri i Partizanit, pjesë dhe e kombëtares shqiptare i priti një 11-metërsh autorit të golit më të bukur në Europian.
Gjithashtu prestigjiozja, “Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një shkrim të posaçëm portierit të Partizanit duke evidentuar goditjen me stil panenka, por dhe 3 pritjet e tij, ndërsa dhe zvicerania Blick i ka kushtuar gjithashtu vëmendje paraqitjes së Hoxhës duke ngritur madje pyetjen, a është Alban Hoxha portieri më “cool” në botë?












