• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shehaj: Mundësia të bëja biznes në Itali më ndryshoi jetën, çdokush duhet t’ia dalë këtu

droni by droni
5 November, 2024
in Kryesore, Politika
0
Shehaj: Mundësia të bëja biznes në Itali më ndryshoi jetën, çdokush duhet t’ia dalë këtu
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mes qindra pjesëmarrësve në hapjen e Degës në Njësinë nr 7 në Tiranë, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tregoi se jeta në perëndim i mësoi se mund t’ia dalësh pa ndihmën e askujt. Ai tha se në vitet e para të emigrimit, familja e tij mori asistencë dhe banesë pa njohur njeri, pa ndërhyrje apo mik e më pas iu dha mundësia të krijonte biznes.

“Kur në 91-in unë kam ikur në Itali, mua dhe familjes sime na dhanë asistencën sociale sepse ishim emigrant, kishim nevojë për ndihmë. Nuk i shtrimë dorën askujt, nuk aplikuam asgjëkundi, por në mënyrë automatike na dhanë çfarë na takonte, sipas ligjeve të Italisë. Por jo vetëm kaq, pas disa vitesh ne na dhanë edhe shtëpi dhe na e dhanë pa njohur njeri. Thjesht aplikuam, pa ndërhyrje, pa mik, edhe se ne në atë kohë nuk kishim mik se sa kishim ardhur.
Por gjëja më e rëndësishmë që unë kam parë dhe më ka dhënë Italia në fakt, perëndimi, ka qenë mundësia që unë të bëjë biznesin që bëra. Kjo ishte gjëja më e madhe dhe më e rëndësishme që më është dhënë. Më është dhënë mundësia dhe unë pastaj atë mundësi që mu dha, pa bërë marrëveshje me askënd, pa i shtrirë dorën askujt, pa asnjë lloj lidhje, me punë dhe këmbëngulje arrita të bëjë atë që në fakt bëra.
Dhe kjo për mendimin tim është gjëja më e rëndësishme që i’u është mohuar shqiptarëve, të gjithëve ne. Dhe ky është misioni ynë, në këtë ne besojmë. Ne mendojmë që kjo ju mungon shqiptarëve, këtë duan dhe kjo është zgjidhja dhe prandaj dhe i kemi vendosur emrin “Mundësia”.
E kuptoj që për shumë këtu është e vështirë që ta kuptojnë rëndësinë e mundësisë, sepse në fakt kur fillova biznesin dikush këtu në Shqipëri më thoshte si me shaka që “është e pamundur, duhet të ketë ndonjë lidhje me dikë se nuk është e mundur që mos të ketë asnjë mbështetje, mos të jetë dikush nga pas”. Ju dukej e pamundur një gjë e tillë, por ja që fakt është që unë nuk kisha asnjë lidhje, por unë kisha një gjë që më ishte dhënë mundësia dhe kisha ambicien dhe dëshirën për t’ia dalë. Dhe në fakt ambicia dhe dëshira janë karakteristika që kanë pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe kjo na dallon nga gjithë të tjerët. Por problem është që për të shfrytëzuar këtë dëshirë të madhe për t’ia dalë, këtë ambicie të madhe për të përmirësuar gjendjen ekonomike nga e cila nisemi, jemi të detyruar të ikim jashtë, të ikim në perëndim”, tha Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha më tej se qëllimi i tij dhe Partisë Mundësia është të krijojë mundësi për të gjithë pasi kjo është zgjidhja për mirëqënie. Sipas tij, ekonomia nuk mund të zhvillohet sa kohë është e kapur, ku mundësitë i kanë vetëm oligarkët dhe krimi.i

“Pse është shumë e rëndësishme të krijojmë mundësi për të gjithë? Dhe pse ne jemi të fiksuar me këtë? Mundësia, mundësia, mundësia! Ne do flasim vetëm për këtë gjë. Sepse kjo është zgjidhja. Ne mund të flasim sa të duam që sigurisht pensionet duhet të rriten, sigurisht që shëndetësia duhet të përmirësohet, arsimi duhet të përmirësohet, por ka një problem.

Për këtë duhen para. Dhe nëse Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër në Europë, nuk do ketë kurrë mjaftueshëm para për të rritur mjaftueshëm pensionet, për të përmirësuar mjaftueshëm shëndetësinë dhe zgjidhja vjen nëpërmjet rritjes ekonomike.

Nuk ka asnjë vend që do përparojë nëse nuk ka liri ekonomike. Nëse nuk ju njihet të gjithëve mundësia, nëse nuk kanë të gjithë të njëjtat mundësi, nuk ka shans ku një vend ku ekonomia është e kapur nga krimi, nga korrupsioni, sepse e dini më mirë se mua: kush po e zhvillon turizmin në Shqipëri? Paratë e pista dhe oligarkët.

Kush po e zhvillon ndërtimin në Shqipëri, gjithë këto kulla që shohim kush po I bën? Po i bëjnë përmes parave të pista dhe parave të korrupsionit. Qytetarët e ndershëm, sipërmarrësit e ndershëm, po vuajnë konkurrencën e padrejtë të kriminelëve, të korrupsionit. Shikoni çfarë po bëhet me euron. Ka humbur 25% të vlerës në dy vjet. Çfarë do të thotë kjo? Ka ardhur një sasi e jashtëzakonshme parash të pista, kanë vënë në vështirësi eksportuesit, të cilët në 2 vjet u kanë rënë të ardhurat me 25%. Kanë vënë në vështirësi jo vetëm eksportuesit por edhe prodhuesit vendas, sespe qartësisht nëse euro është kaq e dobët, kuptohet që vihen në vështirësi”, tha Shehaj. a.b

Previous Post

SPAK, 12 vjet heqje lirie për shoferin e Ardi Veliajt

Next Post

Rënia e gjykatave, shifrat alarmuan që në vitin 2018

droni

droni

Next Post
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

Rënia e gjykatave, shifrat alarmuan që në vitin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.