Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u pyet sot në SPAK në lidhje me një kallëzim ndaj tij për fshehje pasurie.
Më pas Baçi u tha gazetarëve se kjo çështje është hetuar më herët dhe është mbyllur.
“Dhashë deklarime për llogari të një kallëzimi të bërë kundër meje për “fshehje të pasurisë”. I njëjti kallëzim i bërë nga një patronazhist bravist është hetuar më herët dhe është vendosur pushimi. Por SPAK duket se e ka më dëshirë t’i thërrasë deputetët r PD edhe për kallëzime qesharake”, tha Baçi. a.b











