Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë nga ambientet e Kryesisë, pas rreth një orë që ai, së bashko me Oerd Bylykbashin, gjendeshin aty.
“Jemi në negociata”, ishin të vetmet fjalë që artikuloi Basha për mediat.
Kryesinë e kuvendit e ka lënë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Pas propozimit më të fundit për mundësinë e konsesusit, ende nuk është arritur në këtë pikë.
Mësohet se propozim ka të bëjë me një formulë ët re të zgjedhjes së KLGJ dhe KLP, e ndryshme nga ajo e vetingut.











