Për të disatën herë, deputetët sërish janë shpërndarë sot. Të grumbulluar për seancën e paralajmëruar në orën 18.00, deputetë kanë lënë sallën e seancave plenare, për tu rimbledhur në orën 21.00, kur pritet të rifillojë seanca dhe për pasojë të bëhet edhe votimi i reformës së drejtësisë.
Ndërkohë te kryesia e Kuvendit, pritet të mblidhet komisioni reformës së drejtësisë, për të formalizuar draftin konsensual.












