GJKKO ka caktuar datën dhe orën e seancës së masës së sigurisë për kreun e PL Ilir Meta.
”Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryrmadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30”, thuhet në njoftimin e GJKKO. a.b











