• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapet gara për 12 drejtorë policie në qarqe, kriteret nuk janë të vështira

droni by droni
21 October, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është hapur gara për pozicionet e 12 drejtorëve të Policisë në qarqe duke ofruar mundësi konkurimi për të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Më poshtë janë kriteret ku bie në sy që masat disiplinore vetëm 3 vitet e fundit janë penalizuese.

Kritere të përgjithshme:

a) Të mbajë gradën “Drejtues” ose “Drejtues i Pare”;
b) Të ketë shtetësi shqiptare;
c) Të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 3 (tre) vjetëve të fundit;

d) Të jetë në kushte shëndetësore, që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
dh) Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA, AFATI I DORËZIMIT DHE VLERËSIMI

Kandidatët, brenda datës 29.10.2024, ora 16.30 duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për të shprehur interesin për pozicionin e “drejtor vendor i policisë”

Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:

a) një jetëshkrim i përditësuar;
b) një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 15 faqe, në llojin e shkrimit Time New Roman, madhësia 12, me hapësirë midis rreshtave 1.15;
c) vetëdeklarimin, sipas ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”;.
ç) vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga organi kompetent shtetëror, i lëshuar jo më herët së 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;

d) vërtetimin/dokumentacionin e përshtatshëm, që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron;
dh) vlerësimet profesionale dhe etike të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e rendit dhe sigurisë;
e) dokumentacionin e përshtatshëm që provon arritjet gjatë studimeve të larta dhe në trajnime, dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit;
ë) dokumentacionin e përshtatshëm, që provon rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e rendit ose sigurisë;

f) kopje të dëshmive të gjuhëve të huaja, nëse ka;
g) kopje të gradës shkencore ose titujve akademikë, nëse ka;
gj) dokumentin shëndetësor që dëshmon aftësinë për punë, e lëshuar jo më herët së 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;
h) vetëdeklarim që kandidati nuk është në konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;
i) vetëdeklarim që kandidati nuk është larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi në momentin e kandidimit;
j) autorizimin për Komisionin e Vlerësimit të Aplikimeve,
VLERËSIMI

Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, KVA-ja publikon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit emrat e kandidatëve.

Brenda afatit 10 ditor nga momenti i mbylljes së fazës së aplikimeve, KVA-ja kryen vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Nëse është e nevojshme, pa kaluar afatin e parashikuar në këtë pike, KVA-ja kërkon informacione të mëtejshme prej kandidatit, institucioneve publike apo punëdhënësit të kandidatit.

Në përfundim të vlerësimit paraprak, KVA-ja harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

KVA-ja merr vendim për skualifikimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët, në mënyrë të posaçme dhe të arsyetuar për shkaqet e skualifikimit.

KVA-ja organizon intervistën me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 48 orë përpara për datën, vendin dhe orën e intervistës. Anëtarët e komisionit i drejtojnë pyetje kandidatit në përputhje me kriteret e vlerësimit, të përcaktuar në VKM-në Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”.

Seanca e intervistës për secilin kandidat mbahet në praninë e të gjithë anëtarëve të komisionit. Intervista do të fokusohet në fushat e vlerësimit të kandidatit

KVA-ja vlerëson dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, të mbledhur nga KVA-ja dhe informacionin e dhënë gjatë intervistës për të përfunduar vlerësimin. Secili nga anëtarët e KVA-së bën vlerësimin e kandidatëve me pikë, sipas rubrikave të përcaktuara në formularin e vlerësimit.

Çdo kandidat ka të drejtën e ankimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave për shkeljet procedurale të pretenduara, brenda 2 ditëve nga shpallja e rezultateve paraprake.

Shprehja e interesit dhe të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë teknike të KVA-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Bulevardi Bajram Curri, Tiranë, sipas formularit model tip të dorëzimit të dokumenteve.

Formularët model tip, duhet ti shkarkoni në linqet e mëposhtme:

Formular dekriminalizimi
Deklaratë për konfliktin e interesit e kandidatit
Vetëdeklarim për largimin nga puna dhe masa disiplinore
Autorizim për verifikimin e figurës dhe integritetit
Formular për vlerësimin e kandidatit sipas VKM, Nr 641, datë 16.10.2024
Lista e dokumenteve të dorëzuara nga kandidati
Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri në 29 Tetor 2024 ora 16.30

Previous Post

SPAK jep detaje të reja për arrestimin e Jurgis Cyrbjes, telefonatat me Ahmet Mashën dhe shoqëria me Altin Hajrin

Next Post

BURREL/41 vjecarja asfiksohet nga tymi, humb jetën

droni

droni

Next Post
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

BURREL/41 vjecarja asfiksohet nga tymi, humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.