Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten sot me armën e shërbimit.
Oficeri i moshës rreth 37 vjeç ndodhej në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti. Efektivi i plagosur u dërgua në spital me ambulancë.
“Në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës. a.b












