
Gruaja që protestoi dje para parlamentit është ngjitur sot mbi catinë e shtëpisë me një thikë në dorë duke kërcënuar se do të varrë veten.
Përmbarues dhe policë shkuan sot tek rruga “Mahmut Fortuzi” ku ndodhet shtëpia e saj dhe nisën procedurat e zbrazjes së shtëpisë dhe kthimit të saj tek pronari i vjetër sipas vendimit të gjykatës.
“Policia po nxjerr jashtë të paralizuarën dhe nënën që i ra të fikët dje tek Parlamenti, ju lutem bëni ndonjë postim, ata janë mbyllur brenda, ka dalë një person tjetër që po rri mbi çati me thikë në dorë. Kjo është shtëpi e shtetëzuar dhe kjo familja vazhdon e paguan sot qera e kesaj dite (duke qene se ja ka marr me kredi shtetit)…Ata qe pretendojnë qe marrin shpin kane falsifikuar dokumenta kane paguar leke pa fund se leku e ka pushtetin sot. Kanë një të paralizuar, një fëmijë 4 muajsh, po qajnë dhe po bërtasin”, thotë një fqinje e gruas për JOQ.












