Beni Arshiaj, 37 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Piza të Italisë.
Banorët e zonës në Oratoio thanë se ishte diku rreth orës 21:00 kur u dëgjuan krismat dhe kujtuan se ishte “hedhje fishekzjarresh”. Kjo për shkak se kishte edhe një procesion dhe qyteti ishte i zbukuruar. Mediat italiane shkruajnë se ai u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës.
“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një dëshmitar.
37-vjeçari ishte një emigrant pa precedentë penalë dhe me skedë të pastër, teksa punonte si murator dhe lëvizte me furgonin e tij të bardhë për punë. Ai ishte baba i dy fëmijëve, shkruan “IlMessaggero”.
Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi në kokë Arshiajn. r.k












