Besohet se ka qënë 200 mijë euro shuma e parave të vjedhura sot në një taksi në ish bllok në Tiranë.
Vjedhja u krye nga dy persona. Fillimisht grabitësit me motor dhe skafandra, kanë thyer xhamin e taksisë ndërsa paratë ishin në një çantë të vendosur në sedilje. Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë cantën me para dhe është larguar me shpejtësi.
Taksisti po transportonte një shumë 200 mijë euro nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Duket se autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave.
Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.
“Në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia e Tiranës këtë pasdite. m.k












