Parlamenti ka miratuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, me shumicë votash katër anëtarë të AMA-s , Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj. Tri anëtarët Musta, Neza dhe Bregu kanë edhe përvojë të mëhershme në Autoritetin e Mediave audiovizive. Me zgjedhjen e tyre plotësohet pas 6 vitesh formula prej shtatë anëtarësh të AMA, e cila ka sfidë kyce dixhitalizimin e medias elektronike.
Anëtarët e AMA- u përzgjodhën fillimisht nga Komisioni parlamentar I Medias, pas një gare të forte të mbi 20 kandidaturash që vinin nga fusha dhe karriera të ndryshme.
Anëtarët e sapozgjedhur janë emra të njohur në botën mediatike dhe universitare, me përvoja profesionale të gjata dhe bartës të titujve shkencore.












