Një person humbi jetën ndërsa po sharronte dru në pyllin e Valmarit në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në çastin kur druvari po përfundonte prerjen e një lisi i cili u shkëput duke e zënë poshtë.
”Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti”, njoftoi policia e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.a.b












