• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi jep detajet e bisedave në SPAK, çfarë i konfirmuan zyrtarisht

droni by droni
2 October, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Bardhi jep detajet e bisedave në SPAK, çfarë i konfirmuan zyrtarisht
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

N/kryetari i PD, Gazment Bardhi dha detaje sot në lidhje me qëndrimin e tij në SPAK për shantazhin e marrë me mesazhe në “Signal” me emrin e Ervis Martinajt. Gazment Bardhi ka dorëzuar për kqyrje telefonin në SPAK ndërsa konfirmoi se prokurorët zyrtarisht tha se bisedat janë të sajuara dhe nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të SkyECC.

PËRGJIGJET NË PYETJET E GAZETARËVE NGA SPAK/ E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën signal në telefonin tim personal. Dua të qartësoj për opinionin publik, meqenëse ka media që edhe sot janë pjesë e skemës duke i paraqitur të dhënat në gjoja dy procesverbale, por që në fakt janë dokumente të falsifikuar dhe sajuar, që nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Ato dokumente janë prodhuar me qëllim  kriminal për të shantazhuar një deputet të kuvendit të Shqipërisë. Në dijeni time, ka ndodhur edhe me persona të tjerë.

Menjëherë sapo u njoha me to, vura në dijeni SPAK, sepse ka të bëjë edhe me kredibilitetin e vetë SPAK dhe me faktin që individë të caktuar me qëllime kriminale, përdorin të dhëna që si rregull administrohen nga kjo prokurori, duke sajuar përmbajtje të rreme me qëllim shantazhimin e  një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Është tashmë zyrtarisht e konfirmuar edhe nga prokurorët që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të e SkyECC që administron prokuroria e posaçme. Unë jam duke mbledh të dhënat edhe për mediat që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që i pasqyrojnë si të vërteta sepse, po bëhen me dashje apo pa dashje, pjesë e skemë shantazhuese të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për të identifikuar se nga ka ardhure mesazhi në telefonin tim, për të identifikuar sigurisht autorët e këtij krimi të rëndë, dhe motivet e tyre.

Pyetje: A keni dyshime se nga kanë ardhur.

Gazment  Bardhi: Nuk kam asnjë dyshim. Unë kam besim që nuk është vetëm në interesim tim personal zbardhja e çështjes. Sepse vërtetë qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë Gazment Bardhin me prodhime të sajesave të rreme, por unë nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik. Unë do të vazhdoj të bëj detyrën në të njëjtën formë siç e kam bërë gjer më sot. Unë kam bindjen e plotë që kjo është një çështje edhe në interes të prokurorisë së posaçme. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme dhe të ja faturojë atë, SPAK.

Pyetje: A mendoni se këto shantazhe, kanë ardhur pas deklarimeve tuaja në parlament ku flisni për disa kode Sky dhe përgjime.

Gazment Bardhi: Patjetër, prandaj dhe unë i jam drejtuar SPAK se dyshimi im është se, personat që janë sajuar këtë veprim kriminal, janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë publik, të cilët dalin realisht në përgjime.

Pyetje: Kush ju mori në pyetje?

Gazment Bardhi: Nuk më mori kush në pyetje, nuk kam ardhur për të ju marrë në pyetje. I vura  në dispozicion të dhënat e telefonit tim prokurorëve Dumani dhe Shehu, së bashku me oficerët e BKH dhe ekspertët. Televizioni juaj është një prej atyre që sot e kësaj dite i referon ato si procesverbale të vërteta, ndërkohë që ato duken me sy të lirë që janë një sajesë.

Pyetje: Ju i publikuar vetë!

Bardhi: Unë i publikova vetë duke thënë se janë sajim. Kurse ju e nderuar, me gjithë respektin që kam personalisht, por edhe për median në tërësi, vazhdoni ti pasqyroni sikur ato janë reale. Ato procesverbale, mu tha zyrtarisht nga prokurorët që nuk ekzistojnë. Ju që mbuloni këtë prokurori e dini si është formati i këqyrjes së të dhënave të SKy. Nuk kishte emra, kishte dy firma të falsifikuara, sapo u bëre tani zëdhënëse e një të pavërtete, nëse ju e keni me firma, pasqyrojeni se unë e kam pa firma. Medieve në emailin e rremë që u është dërguar pa emra, se nuk ka oficer të policisë gjyqësore që të kenë zbardhur biseda të tilla. Prandaj do ju lutesha me reskeptin maksimal të bëheni zëdhënës të së vërtetës dhe jo zëdhënës të krimit organizuar që me informacione të rreme, guxojnë të shantazhojnë një deputet. Nëse e keni bërë, do të duhet të referoni këtë që unë kam thënë që ditën e parë, meqë më thanë se, ju i keni publikuar vetë. Unë kam publikuar dhe këtu janë dëshmitarë të gjithë gazetarët, që kam deklaruar që janë biseda të sajuara dhe zëdhënia e të vërtetës do të ishte që këto janë biseda të sajuara. Unë sot kam hapur median tuaj (Report TV dhe Shqiptarja.com) dhe ato vazhdojnë edhe sot që unë jam këtu, dhe është konfirmuar se janë të sajuara, ti transmetojnë si biseda të vërteta. Kjo është të bëhesh pjesë e skemës për të shantazhuar një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, që ka guxuar të denoncojë me emër dhe mbiemër krimin e organizuar, zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Të referosh një sajesë si të vërtetë, është më së paku gënjeshtër dhe më së shumti, bërja pjesë e një skeme shantazhuese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe këtë e kam tërësisht miqësore, por do të duhet të kuptoni se sajesa të tilla me qëllim shantazhimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, nuk mund ti jepet zë.

Pyetje: Kujt tjetër i kanë ardhur këto?

Gazment Bardhi: Nuk kam dijeni për emra, më është konfirmuar se ka pasur edhe raste të tjera dhe personat, janë paraqitur edhe ato në prokurorinë e posaçme për ti raportuar, por nuk është detyra ime të bëhem zëdhënës i tyre, unë bëhem zëdhënës vetëm i çështjes time.

Pyetje: Pse ju duhet juve aplikacioni Signal, kur dihet se është aplikacion i komunikimeve sekrete?

Gazment Bardhi: Nuk është aspak një komunikim sekret. Signal, Whatsapp, janë platforma që përdoren gjerësisht për komunikim.

Pyetje: Në atë bisedë flitej për një adresë, numër telefoni, për të dhënë disa para që do ti përdonin për fushatë. Keni pasur ju apo keni lidhje me Ervin Martinaj?

Gazment Bardhi: Zero, zero, zero. Dhe kjo nuk ka nevojë ta them unë. Nëse do të ekzistonin do të ishin te ato realet, jo te këto të fabrikuarat. Gazment Bardhi as ka patur, as do të ketë ndonjëherë asnjë lidhje me asnjë kriminel të zakonshëm, jo më me një eksponent të krimit të organizuar. Nëse do ta kisha këtë nuk do ta kisha guximin ti përmendja me emër çdo anëtar të krimit të organizuar, pa u frikësuar. E bëj këtë sepse vetë nuk kam asnjë lidhje të kësaj natyre.e.d

Previous Post

Gazment Bardhi në SPAK, dëshmoi për kërcënimet që mori të hënën

Next Post

Berisha: I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit

droni

droni

Next Post
Berisha: I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit

Berisha: I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.