Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Kuçovë. Dy persona burrë e grua humbën jetën kur mjeti i tyre bujqësor u përplas nga një makinë.
“Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi Ahmet Kafazi, 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja Salushe Kafati, 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja Feruze Braushi, 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij Salushe Kafazi kanë humbur jetën. Vajza e tyre Feruze Braushi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Beratit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. a.b











