Një fëmijë 8 vjeç u godit nga një makinë sot në Maliq.
“Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Korçës.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit. a.b











