Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po mbahen homazhet në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani i cili u nda nga jeta një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.
Të parët që mbërritën në sallë ishin drejtuesit e PD, të cilët me dhimbje ngushëlluan familjen Bogdani dhe lanë shënim në librin e kujtimeve.
Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.
Ai ishte një zyrtar i rëndësishëm i PD deri në vitin 2021, deputet në dy legjislatura, sekretar për marrëdhënie me Jashtë, kryetar i FRPD dhe kryetar i njësisë 7 në Tiranë.












