• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: SPAK fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit të Klubit Partizani u iniciua nga qeveria e Nanos

droni by droni
18 September, 2024
in Kronika, Kryesore, Politika
0
Berisha: SPAK fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit të Klubit Partizani u iniciua nga qeveria e Nanos
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se SPAK fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit të Klubit Partizani u iniciua nga qeveria e Nanos.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS/ Një shtyllë tjetër mbi të cilën ka ngritur piramidën e mashtrimit prokuroria politike private e Edi Ramës ndaj Sali Berishës është shpifja sipas të cilës Sali Berisha privatizoi Klubin Partizani për të pasuruar dhëndrin e tij.
Në këtë kuadër për të servirur si të vërtetë shpifjen e tyre, prokurorët duke manipuluar, falsifikuar dhe rrëzuar aktet dhe ligjet zyrtare dhe shkruajnë se: “Privatizimi i Klubit Partizani, duket se ka gjetur diskutim dhe mbështetje, që në mesin e vitit 2005, kur evidentohet korrespondencë e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mbështetur edhe në kërkesat e shoqërisë Partizani sh.a., por kjo procedurë ka mbetur në fazat fillestare”.
Dhe për ta lidhur me nënkuptim këtë procedurë me Sali Berishën si autor i saj, ata vazhdojnë po aty: “Në vitin 2005, pasi shtetasi Sali Berisha zgjidhet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë….’.
Në këtë paraqitje, për të justifikuar krimin e tyre, prokurorët politikë fshehin dy të vërteta të një rëndësie kapitale për këtë çështje.
Së pari, ata fshehin dhe nuk tregojnë aty emrat e titullarëve të Ministrive të Kulturës, Ekonomisë, Mbrojtjes, që bazuar në kërkesën e një subjekti që nuk ishte pronar i Klubit Partizani, firmosën shkresat dhe de juro dhe de facto nisen procesin e privatizimit, por këta mercenarë për të krijuar përshtypjen se këtë proces e ka nisur Sali Berisha, vazhdojne po aty me: “Në vitin 2005 erdhi në pushtet shtetasi Sali Berisha…”, pra duan të bëjnë sadopak të besueshem shpifjen e tyre duke lënë të nënkuptohet se procesin e privatizimit e nisi Sali Berisha.
Kështu ata rreken të fshehin të vërtetën se nga mesi i vitit 2005, procesi i privatizimit të Klubit Partizani u iniciua me shkresa zyrtare nga ministrat Angjeli, Klosi Majko të qeverisë Nano dhe jo nga ministrat e qeverisë së PD.

Së dyti, mercenarët e organizëtes kriminale Skapi i Partisë, fshehin një të vërtetë tjeter kapitale në këtë proces: Ligji Nr.9235, datë 29.7.2004, PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS neni 7, që titullohet: pronat që nuk kthehen, në pikën 1 të këtij neni, rreshtohen te gjitha pronat publike dhe shtetërore që nuk kthehen.

Kurse në pikën 2 të tij, ky nen sanksionon se: në rast se pronat e paluajtshme që përfshihen në piken 1 të këtij neni, propozohen për t’u tjetërsuar, ato i kalojnë subjekteve të shpronësuara.
Pra, edhe njëherë çdo propozim për tjetërsim pronësie per pronat publike apo shtetërore, që sipas ligjit 9235, nenit 7/1, nuk kthehen, në pikën 2 të këtij neni, ky ligj detyron që këto prona t’ju kthehen vetëm pronarëve legjitimë të shpronësuar, në rastin konkret toka iu kthehet të shpronësuarve në qoftë se ato propozohen për tjetërsim.
Pra, ligji bazë i kthimit dhe kompensimit të pronave ndalon çdo tjetërsim të pronës publike apo shtetërore në pronësi apo përdorim të dikujt tjetër përveç pronarit të shpronësuar.
Shtoj këtu se mercenaret e organizatës kriminale Skapi i Partisë injorojnë në këtë rast faktin se pronaret legjitimë të territorit të Klubit Partizani, të shpronësuar nga regjimi komunist, kanë paraqitur nga viti 1995 gjer në vitin 2005 në mënyrë të peësëritur kërkesën pranë autoriteteve zyrtare për ushtrimin e të drejtës së njohur me ligj dhe vendime të KKKP për parablerjen e objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokeë e tyre.
Veç kësaj, ligji 9235, neni 7/2, nuk thotë çdo tjetërsim i pronësisë e rikthen tokën, pronën, tek i shpronësuari, por thotë çdo propozim i tjetërsimit të pronësisë. Pra është propozimi i tjetërsimit të pronësisë dhe jo realizimi i tjetërsimit, momenti që detyron automatikisht rikthimin e tokës te i shpronësuari.
Në këtë kuadër, Klubin Partizani ua kthyen pronarëve ministrat socialistë që propozuan tjetërsimin e pronësisë të këtij klubi për një subjekt tjetër privat jo pronar.
Kështu pra nuk është Sali Berisha që ka propozuar privatizimin e Klubit Partizani, por janë ministrat socialistë Angjeli, Klosi e Majko.
Mirëpo kjo e vërtetë nuk iu intereson prokurorëve politikë të prokurorisë private të Edi Ramës ndaj dhe fshehin emrat e ministrave që propozuan, dhe momentin e propozimit të tyre sepse ato iu përmbysin që në fillim piramidën e tyre të mashtrimit.

“Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është një proces i zhvilluar në mënyrën më transparente pa asnjë shkelje ligjore”

Procedura e privatizimit të Klubit Partizani u nis nga qeveria socialiste.
Sali Berisha, qeverisja e tij nga viti 2005-2013, në përputhje të plotë me programin e Partisë Demokratike, por dhe me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, bënë të mundur me 54 mijë vendime të AKKP, kthimin ose kompensimin e 1.577.400.000 m2 dhe qindra e qindra objekte mbi 510 mijë pronarëve legjitimë të konfiskuar nga regjimi i etërve të Edi Ramës.
Jamarber Malltezi, pasardhës i pronarëve ndër më të mëdhenjtë të Tiranës, por dhe Shkodrës, ka marre gjithsej më pak se 7% të pronave qe i takojnë, në rastin e Klubit Partizani ai ka marrë 410m2 toke ose me pak se 1% të tokës.
Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është një proces ‘lege artis’, i zhvilluar në mënyrën më transparente pa asnjë shkelje ligjore.
Theksoj edhe njëherë pa asnjë shkelje ligjore, çdo interpretim tjetër është absolutisht fals dhe i pavërtetë.
Në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, prokurorët politikë të Edi Ramës nuk citojnë, sepse nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore në firmosjen e dhjetëra dokumenteve të procesit të njohjes, kthimit të pronës dhe parablerjes së objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre.
Asnjë nga këta punonjës, që kanë firmosur këtë proces nga viti 1996 i fillimit të tij gjer në vitin 2009 të përfundimit të tij, nuk është në ndjekje penale sepse ata kane zbatuar ligjin dhe vetem ligjin.
Aludimi se një ministër ka firmosur në vitin 2007, në një kohë kur ligji parashikonte koncesionin, është krejtësisht i pabazë. Procesi kishte dy vite që kishte filluar dhe ligji në qoftë se nuk shkruan në rreshtat e tij, nuk ka fuqi prapavepruese.
Në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, prokurorët politik te Edi Rames nuk kane gjetur asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha për njohjen, kthimin e pronës pronarëve legjitimë apo parablerjen, në përputhje me ligjin e objekteve të ndërtuara mbi këto prona.
Në hetimin e tyre shterrues katërvjeçar nuk ekziston asnjë dëshmi e çfarëdolloj që të faktojë se Sali Berisha ose Jamarbër Malltezi apo lidhje tjetër e tyre, kanë ushtruar presionin më të vogël tek ndonjëri prej dhjetëra e dhjetëra punonjësve te qeverive të majta dhe të djathta, që kanë firmosur dokumentet e njohjes, kthimit te pronës tek pronaret legjitimë dhe parablerjes së objekteve të Klubit Partizani. a.b

Previous Post

Humb jetën papritur ish deputeti i PD, Gert Bogdani. Detajet

Next Post

Dhimbje për humbjen e Bogdanit, Berisha ndërpret konferencën, reagon edhe Rama, Meta dhe miq të shumtë

droni

droni

Next Post
Dhimbje për humbjen e Bogdanit, Berisha ndërpret konferencën, reagon edhe Rama, Meta dhe miq të shumtë

Dhimbje për humbjen e Bogdanit, Berisha ndërpret konferencën, reagon edhe Rama, Meta dhe miq të shumtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.