Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.
Nëpërmjet zyrës së shtypit, DASH njofton se vendimi është një hap u ri për demokracinë shqiptare, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar për zbatimin e kësaj reforme.
“Urojmë popullin shqiptar për kalimin e reformës në drejtësi. Kalimi i reformës është një hap historik për Shqipërinë. Kalimi i reformës, ky sukses i përket shqiptarëve. SHBA është e angazhuar në zbatimin e reformës në Shqipëri. Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë”, thuhet në reagimin e DASH.











