Një detar humbi jetën këtë mesditë në Porto Romano. Ai është një 22 vjeçar që ra aksidentalisht nga shkallët e anojes.
“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën”, deklaroi policia e Durrësit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. a.b











