Votimi i reformës në drejtësi ka qenë një moment i rëndësishëm. Ndaj edhe deputetët vetë, pas votimit e përshëndetën me një duartrokitje.
Ndërsa deputeti socialist, Ulsi Manja, në respekt edhe të detyrave funksionale që ka pasur më parë (si prokuror), është treguar i vëmendshëm dhe duke ju rikthyer “zanatit të vjetër”, ka “hetuar” se kush prej deputetëve të opozitës nuk po e përcillte “çastin solemn” me duartrokitje…











