Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog vizitoi sot Tiranën ndërsa u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
Presidenti Begaj e konsideroi historike vizitën e Herzog në Tiranë, ndërsa theksoi disa nga çështjet që diskutuan dy palët.
“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog.
Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, shkruan në rrjete sociale Presidendi Begaj.
Me pas Herzog u takua me Kryeministrin Rama ndërsa dhanë një deklaratë për mediat.
Herzog ndodhet në Tiranë ndërsa Izraeli është përfshirë në një luftë me Hamasin prej disa muajsh. a.b












