Ish kryeministri Fatos Nano është shtruar në një nga spitalet e Tiranës këtë pasdite pas një problemi shëndetësor.
“Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shembje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuese për shëndetin e tij”, tha një prej miqve të afërm të zotit Nano, raportoi këtë mbrëmje Top Channel.
Nano ka pësuar frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë. Fatos Nano prej disa muajsh bënte fizioterapi, por gjatë ditës së sotme teksa bënte ushtrimet e fizioterapisë është rrëzuar duke dëmtuar këmbën e majtë. Aktualisht po trajtohet në një spital privat dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale. m.k











