Deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe edhe si “Kaubojsi”, i futet rrugës së aktrimit. Ai ka nisur xhirimet për një film, ku pritet që të jetë edhe aktori kryesor.
Lajmin e bën të ditur vetë deputeti përmes një postimi në “Facebook”.
Xhirimet kanë nisur në zyrën e tij në Shëngjin.
“Sot, siç shihet zyra e deputetit Ndocaj në Shëngjin është kthyer në një shesh xhirimesh! Çfarë po ndodh? Mos deputeti Ndocaj po xhiron një film? Ndoshta Ndocaj është aktori kryesor i një filmi? Së shpejti!!! Deputeti Ndocaj edhe aktor!”, shkruan ai në “Facebook”.











