Shqipëria shënoi këtë mbrëmje një fitore të rëndësishme ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve.
Ndeshja u luajt në Pragë ku ekipi i Silvinjos krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë.
Por fillimisht shënoi Ukraina përmes në Konoplia në nisje të pjesës së dytë min e 50.
Thyerjen e rezultatit e nisi Ismajli, i cili shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.
Më pas erdhi goli i përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme. r.s











