Policia e Durrësit dyshon se një krim i rëndë në familje ka ndodhur para rreth tri javëve.
Dyshimet janë se i biri ka mbytur të atin duke e hedhur atë në pus.
Policia e Durrësit shpërndau sot një njoftim ku bënte fjalë për zhdukjen e një 62 vjeçari.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E.Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.
Sipas policisë i biri 34 vjeç e qëlluar fillimisht me armë të atin. Pas kësaj e ka hedhur trupin e tij në pus me qëllim për ta fshehur krimin. a.b












