Një karburant është grabitur sot në mëngjes në Elbasan. 2 persona i morën me forcë paratë e shitjes punonjësit të karburantit në Bradashesh.
“Rreth orës 02:00, shtetasi A. S., 31 vjeç, punonjës i një karburanti në fshatin Bradashesh, ka njoftuar se 2 shtetas të paidentifikuar i kanë marrë xhiron ditore”, njoftoi policia e Elbasanit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. a.b











