I dënuar me 20 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve në Greqi, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari në Elbasan. U ndalua shtetasi në kërkim Agron Çakalli, 54 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë, Greqi, me vendimin e datës 02.12.2016, e ka dënuar Çakallin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin, shtetasit Agron Çakalli, me 20 vjet burgim. r.k











