Një fëmi 4 vjeç u rrëziq në anë të shkallëve lëvizëse në një qendër tregtare në Tiranë.
”Rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b












