Krejt e parsyeshme. Të arrestosh dikë që i gjen në makinë harqe dhe shigjeta. Por kjo ka ndodhur sot në Lushnjë.
“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Lushnjë, pasi nga kontrolli i automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 2 harqe, 53 shigjeta, të ngjashme me ato të gjuetisë, dhe 1 përforcues grushti”, njoftoi policia.












