Zyratrisht janë konfirmuar 9 viktima nga sumlmi i djeshëm në Mynih, tre prej të cilëve shqiptarë. Ata janë identifikuar si Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja. Autori i sulmit sipas raportimeve policore është vetëvrarë. Ai është një 18vjeçar iranianogjerman.
Në një konferencë për mediat, kancelarja gjermane Angela Merkel,duke ndarë dhimbjen me familjet e viktimave dhe të lënduarve premtoi hetime deri në fund. “Ne do te arrijmë të kuptojmë çfarë e shkaktoi dhe do të bëjmë gjithçka për të garantuar lirinë dhe sigurinë në gjithë Gjermaninë’.











