Kryeministri Edi ka ndryshuar inspektorin e Përgjithshëm të Shërbimit Sekret.
Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë, thuhet në vendimin e qeverisë.
Në të njëjtën kohë Rama ka emëruar inspektorin e ri.
”Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë. m.k












