Altin Halili u qëllua një ditë më parë ndërsa po udhëtonte me makinë në një fshat të Beratit.
Sot ka një pistë se pse është qëlluar dhe nga kush.
Halili u qëllua në fshatin Dushnik por 46-vjeçari nuk pësoi dëmtime, ndërsa dyshimet janë se ngjarja vjen si pasojë e hakmarrjes. Altin Halili ka qenë i dënuar me 15 vjet heqje lirie për vrasjen e Sokol Kaloshit në Lushnje, në 1997-n. Pas daljes nga burgu në vitin 2010, 46-vjeçari ishte larguar drejt Italisë dhe kishte pak kohë që ishte rikthyer.
Edhe vetë Halili ka hedhur dyshime se atentati i është bërë si hakmarrje për vrasjen e ndodhur në 97-n. m.k












