Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ditën e diel ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat kosovare në sulmin e Munichut.
“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”.
Edhe në Gjermani flamujt janë ulur në gjysmështizë. Ne foton e mëposhtme siguruar nga agjencia europiane e fotografisë, EPA flamuri gjerman ne ë majtë dhe flamuri europian në të djathtë janë ulur në gjysmë shtizë edhe përballë Kancelarisë federale sot në Berlin.












